Detaje, si e fshihnin shqiptarët kokainën nën logon “Louis Vuitton”

  • 24 October 2016 - 17:37
Detaje, si e fshihnin shqiptarët kokainën nën logon “Louis Vuitton”

Tre ditë më parë në Greqi u arrestuan një çift shqiptarësh dhe dy grekë, të cilët u kapën me 28 kg kokainë.

Autoritetet greke kanë publikuar të tjera detaje për këtë grup trafikantësh, që ishte i lidhur me kartelin e njohur ‘Kali’ në Kolumbi. Kështu, 33-vjeçarja shqiptare dhe 31-vjeçari shqiptar, në bashkëpunim edhe me dy grekët e tjerë, shfrytëzonin emrat e salloneve të modës në Athinë, përfshirë edhe shtëpinë e modës Louis Vuitton. 

Siç duket në fotot e mëposhtme, spiralja e drogës përdorte të tilla marka të njohura për të fshehur dhe “maskuar” kokainën, për ta eksportuar më pas në vendet e tjera të evropës perëndimore. Pasi mbërrinte nga Kolumbi, kokaina trafikohej në shtetet e tjera duke shfrytëzuar transportin ndërkombëtar me kamionë dhe rrugë të tjera. 

Sasia prej 28 kg kokainë u kap rreth një javë më parë në portin e Patras në Greqi, ku ranë në pranga edhe 4 persona.

(Kosova Sot)