Normalizohet gjendja e minatorit të lënduar në Bulqizë

  • 24 October 2016 - 17:40
Normalizohet gjendja e minatorit të lënduar në Bulqizë

Minatori Artan Gjeka (28 vjeç) i cili pak orë më parë është lënduar në një prej minierave të Bulqizës është në gjendje të mirë shëndetësore.

Këtë e kanë konfirmuar përfqësues të kompanisë që menaxhojnë minierën.

Siç bëhet e ditur, minatori ka pësuar një lëndim të lehtë dhe tashmë gjendja e tij është e normalizuar pas trajtimit mjekësor që i është bërë.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për ngjarjen e rëndë.

 

(Kosova Sot)