Obama mbështet shqiptaren Shkeli për në Kongresin Amerikan: Një lidere e fortë dhe e zgjuar!

  • 24 October 2016 - 19:54
Obama mbështet shqiptaren Shkeli për në Kongresin Amerikan: Një lidere e fortë dhe e zgjuar!

Presidenti amerikan Barack Obama mbështeti personalisht demokraten Suzana Shkreli, e cila ka nisur një fushatë agresive në fund të procesit zgjedhor kundër kandidatit të ri republikan Mike Bishop.

Shkreli, 29-vjeçare është e re në politikë. Ajo punon si asistente prokurori në Macob.

Obama i cili është demokrat, e quajti Shkrelit “një lider të fortë dhe të zgjuar” duke shprehur mbështetjen ndaj saj në mesin e 30 kandidatëve demokratë për në Kongres. Nëse do të fitojë ajo do të jetë më e reja në moshë e zgjedhur ndonjëherë në Konges.

“Në kongres, Shkreli do të jetë liderja që ne duam për të krijuar një vend më të fortë, të sigurt dhe të drejtë për familjet që punojnë”, tha Obama në një deklaratë.

(Kosova Sot)