SHBA'ja kërkon sqarim rreth komenteve të presidentit filipinas për 'ndarje'

  • 24 October 2016 - 20:53
SHBA'ja kërkon sqarim rreth komenteve të presidentit filipinas për 'ndarje'

Deklaratat nxitëse të presidentit filipinas, Rodrigo Duterte janë një burim shqetësimi në rritje në botë, u shpreh sot në Manila i dërguari amerikan për Azinë.

Ndihmëssekretari i Shtetit i ngarkuar për Azinë, Daniel Russel takoi ministrat filipinas të Mbrojtjes dhe të Punëve të Jashtme.

Disa ditë më parë, Duterte kërkoi “ndarjen” nga Uashingtoni, më pas ai bëri hapa pas duke deklaruar se nuk dëshironte të shkatërronte një aleancë të vjetër 70 vjeçare.

“Vijimi i deklaratave dhe komenteve kontroverse, një situatë vërtetë e pasigurt në lidhje me qëllimet e filipinase ngjallën indinjatë në disa shtete”, deklaroi Russel.

“Jo vetëm këto ankesa dhe jo vetëm në mesin e disa qeverive, por gjithashtu popujt, komuniteti i emigrantëve filipinas, kryesisht në këshillat administrativ. Kjo nuk është një tendencë pozitive.

Russel shtoi se i ka transmetuar kreut të diplomacisë së arkipelagut, Perfecto Yasay, shqetësimet e Uashingtonit në lidhje me luftën kundër krimit të presidentit filipinas.

Rreth 3.700 persona u vranë në më pak se katër muaj, që lë hije dyshimi për vrasje pa proces gjyqësor.

(Kosova Sot)