Vuçiq thumbon Mustafën, e pyet se kur do ta vizitojë pjesën veriore të Trepçës

  • 24 October 2016 - 21:27
Vuçiq thumbon Mustafën, e pyet se kur do ta vizitojë pjesën veriore të Trepçës

​Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka komentuar vizitën e sotme të kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, në kombinatin Trepça në Stantërg.

“Cilën minierë e paska vizituar?”, ka pyetur homologu i Mustafës.

“E ka vizuar pjesën jugore të Trepçës, e cila është nën kontrollin e Prishtinës që nga viti 1999", ka thënë Vuçiq.

"Kur do ta vizitojë pjesën veriore të Trepçës?... Dëshirojnë të tërheqin vëmendje çdo ditë edhe ai edhe Edita Tahiri”, ka deklaruar Vuçiq.

(Kosova Sot)