Gjuriq për Trepçën: Po përgatitemi për më të keqen

  • 24 October 2016 - 23:07
Gjuriq për Trepçën: Po përgatitemi për më të keqen

Serbia do të vazhdojë ta mbështesë Kombinatit metalurgjik “Trepça”, ka deklaruar drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, duke shtuar se Trepça është e gatshme që edhe në kushtet e bllokadës totale të vazhdojë me prodhim edhe një kohë.

Gjuriq u ka thënë gazetarëve në Panairin e Beogradit se “Trepça” funksionon, se prodhon dhe eksporton, kështu që pret këtë ta bëjë edhe në muajt e ardhshëm.

Sipas tij, mbështetja ndaj Trepçës aktualisht nuk nënkupton ndihmë financiare, pasi që, thotë ai, Trepça aktualisht është në gjendje që t’i kryej obligimet e veta.

“Punëtorët punojnë, vijnë në punë. Tash për tash gjithçka është normale, me këtë përgatitemi edhe për më te keqen, nuk rrimë duar kryq”, ka thënë ai.

“Obligimi ynë është që me mjete politik, juridike dhe të gjitha mjetet, t’i mundësojmë Trepçës që të vazhdojë të funksionojë, që është konfirmuar edhe me vendimet e qeverisë”, ka përfunduar ai.

(Kosova Sot)