Vriten dhjetëra terroristë në perëndim të Sirisë

  • 24 October 2016 - 23:16
Vriten dhjetëra terroristë në perëndim të Sirisë

Forcat e ushtrisë siriane kanë sulmuar një vendstrehim të terroristëve në rajonin Kofr Avid në provincën Hamah në perëndim të Sirisë duke vrarë të gjithë terroristët që ndodheshin atje.

Ndërkohë, ushtria siriane ka përqendruar më shumë forca dhe mjete ushtarake në prag të një operacioni të gjerë për çlirimin e lagjeve lindore të Alepos. Luftime të ashpra janë zhvilluar sot në zonat jugperëndimore të Alepos, ku forcat siriane kanë vrarë dhjetëra terroristë dhe kanë arrestuar disa prej tyre. Në këto luftime u janë shkaktuar edhe shumë dëme materiale terroristëve, të cilët janë detyruar të tërhiqen nga këto zona. Gjithashtu, mësohet se 7 terroristë takfiristë janë vrarë nga forcat siriane në rajonin Selahudin të Alepos.

(Kosova Sot)