Digjet makina në mes të Tiranës (Video)

  • 25 October 2016 - 09:16
Digjet makina në mes të Tiranës (Video)

Një makinë është përfshirë nga flakët mëngjesin e ditës së sotme në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë.

Nga video e mëposhtme dallohet makina, e cila është djegur e gjitha, gjë që ka shkaktuar panik tek banorët e zonës.

Policia ka vajtur në vendin e ngjarjes dhe po heton për shkaqet e djegies së makinës.

(Kosova Sot)