Masakër në Pakistan, vriten 59 studentë në një shkollë ushtarake

  • 25 October 2016 - 10:19
Masakër në Pakistan, vriten 59 studentë në një shkollë ushtarake

59 kadetë dhe një roje sigurie kanë mbetur të vrarë pas sulmit ndaj një akademie policie në Quetta të Pakistanit e mbi 100 janë të plagosur.

Tre militantë me breza eksplozivi në trup hynë në shkollë mbrëmjen e së hënës ku morën me dhjetëra pengje, transmeton "tch".

Operacioni i forcave të rendit zgjati me orë të tëra, e në fund njëri nga agresorët u vra ndërsa dy të tjerët hodhën veten në erë.

Asnjë grup nuk e ka marrë deri më tani përgjegjësinë e ngjarjes, por Quetta është bërë vitet e fundit skenë e një sërë sulmesh të ngjashme, disa vepra të separatistëve, të tjera të kryera nga militantët islamikë.

CNN-i thotë se pas ngjarjes në Kolegjin e Policisë së Balukistanit qëndron një grup i lidhur me Al Kaeden, i cili ka shënjestruar në mënyrë të përsëritur minoritetin mysliman të vendit. 

(Kosova Sot)