Arrestohet 60-vjeçari nga Lushnja, përplasi me motor një person

  • 25 October 2016 - 10:54
Arrestohet 60-vjeçari nga Lushnja, përplasi me motor një person

Policia e Fierit ka arrestuar një 60-vjeçar pasi është përfshirë në një aksident.
Mësohet sesi Isat Bajaziti, Lushnjë në aksin rrugor Fier-Lushnjë, te ura e nënkalimit të fshatit Lumth, duke drejtuar moto mjetin tip “Dayang”, me targa AA683, pa leje drejtimi, ka aksidentuar këmbësorin L.A, 79 vjeç, banues në fshatin Lumth.

Po ashtu, nga aksidenti ka mbetur e plagosur edhe bashkëshortja e Bajazitit, N.B, 55 vjeçe.

Ata janë dërguar në spital dhe janë nën kujdesin e mjekëve.

Ndërsa policia thotë se për 60-vjeçarin materialet kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprat penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”.

 

(Kosova Sot)