Flamur Noka i përgjigjet Ramës: Akuzon se nuk ka rrugë ndërkohë që ecën në rrugën e Kombit

  • 25 October 2016 - 13:25
Flamur Noka i përgjigjet Ramës: Akuzon se nuk ka rrugë ndërkohë që ecën në rrugën e Kombit

Pas takimit të kryeministrit në Shishtavec të Kukësit dhe deklaratave të tij kundër ish- qeverisë Berisha, reagoi deputeti demokrat Flamur Noka.

Noka thotë se është cinizmi ekstrem i Ramës që flet për paga e mirëqenie në zonën më të varfër të Shqipërisë.

"Akuzon që nuk ka rrugë ndërkohë Rama shkoi në Shishtavec nga rruga e Kombit. Është cinizmi ekstrem i Ramës që flet për paga e për mirëqenie në zonën më të varfër.

Dua të pyes Edi Ramën se kush i boshatisi këto zona nga banorët. Banorët e Kukësit nuk jetojnë në plantacione hashashi, prandaj janë të varfër", shprehet Noka.

(Kosova Sot)