Haradinaj lëshon takimin në mënyre demonstrative, thotë se nuk po mund ta duroj Mustafën

  • 25 October 2016 - 14:31
Haradinaj lëshon takimin në mënyre demonstrative, thotë se nuk po mund ta duroj Mustafën

(E Plotësuar )

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka lëshuar në mënyre demonstrative takimin i icili po mbahet për cështjen e demarkacionit.

Haradinaj pas daljes se tij nga ky takim ka thënë se nuk po mund ta duroj kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa, i cili vazhdon të vlerësoj ngjashëm si kryetari i Komisionit Shtetëror, Murat Meha për cështjen e demarkacionit. Takimi po vazhdon  mes përfaqësuesve tjerë. 

(Kosova Sot)

Në këto momente po mbahet një takim ndërmjet zyrtarëve të partive politike të pozitës e opozitës lidhur me Demarkacionin.

Në këtë takim që është duke u mbajtur janë të pranishëm kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, Jakup Krasniqi nga Nisma për Kosovën, ambasadori i Amerikës, nënkryetari i Kuvendit që vjen nga radhët e PDK-së, Xhavit Haliti, nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini.

Në këtë takim lidhur me temën e shumë përfolur të Demarkacionit me Malin e Zi janë të pranishëm edhe ambasadorë në rolin e vëzhguesit, ambasadori amerikan, Greg Delaëie dhe të tjerë.

(Kosova Sot)