Përfundon takimi i liderëve, nuk ka marrëveshje për demarkacionin

  • 25 October 2016 - 16:28
Përfundon takimi i liderëve, nuk ka marrëveshje për demarkacionin

Ka përfunduar takimi i zhvilluar ndërmjet liderëve të pozitës e opozitës, ku temë e diskutimit ishte çështja e demarkacionit me Malin e Zi.

"Marrëveshja nuk u arrit për faktin se koalicioni qeverisës nuk kishte ardhur për të bërë marrëveshje, ndoshta marrëveshja do të vazhdojë”, ka thënë Jakup Krasniqi pasi që ka dalur nga takimi.

Në takim pjesëmarrës ishte edhe ambasadori i Amerikës, Greg Delawie, si dhe shefja e EULEX-it për Kosovë, Nataliya Apostolova.

(Kosova Sot)