Ymeri: Takimet do të vazhdojnë nëse grupi i Naim Rashiti ka për qëllim vazhdimin

  • 25 October 2016 - 16:36
Ymeri: Takimet do të vazhdojnë nëse grupi i Naim Rashiti ka për qëllim vazhdimin

Menjëherë pas përfundimit të takimit në mes liderëve të opozitës dhe pozitës në vend lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Visar Ymeri ka theksuar se nuk është arritur pajtimi në mes tyre në lidhje me demarkacionin.

“Mendoj se këto takime do të vazhdojnë nëse Naim Rashiti dhe grupi i tij kanë për qëllim që ti vazhdojnë por kjo nuk mundet të ndikojë në mënyrë e të qëndruarit karshi kësaj çështje” , ka thënë Ymeri.

Ndërsa duhet përkujtuar që ky takim ka pasur për qëllim dakordimin e liderëve të pozitës dhe atyre opozitarë në lidhje me dorëzimin e një draft-rezolute në Bruksel në mënyrë që të bëhet ratifikimi i demarkacionit dhe të vazhdojë liberalizimi i vizave.

(Kosova Sot)