Abrashi: U pajtuam që të kemi takime të radhës

  • 25 October 2016 - 16:41
Abrashi: U pajtuam që të kemi takime të radhës

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, menjëherë pasi dolën nga mbledhje ku kishin diskutuar për marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi dhe që nuk u arrit një konsensus i përbashkët, tha se opozitarët kanë shtuar fjalë në draft.

“Në vazhdën e diskutimeve të mëhershme, është punuar me një tekst të deklaratës së përbashkët, por partitë opozitare dje kanë shtuar fjalë shtesë dhe neve na është dashur kohë shtesë”.

Abrashi tregoi se ky nuk do të jetë takimi i fundit mes partive politike për këtë çështje.

“U pajtuam që ne do të vazhdojmë të kemi takime të radhës”.

“Ideja është që të punohet në punën e komisionit, të vërehen nëse ka pasur mangësi, të punohet pasi jemi nën presin të BE-së që sa më parë të ratifikohet pasi ratifikimi është kusht për liberalizimin e vizave”.

(Kosova Sot)