Ahmeti, tregon për investimin më të ri të komunës së Prishtinës(Foto)

  • 25 October 2016 - 16:43
Ahmeti, tregon për investimin më të ri të komunës së Prishtinës(Foto)

Kryetari i komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti, ka shkruar në profilin e tij në facebook, ku ka treguar për investimin e ri që ka bërë komuna në shënjezimin dhe ndriçimin e vendkalimeve për këmbësorë në qytet.

“Me qëllim të rritjes së sigurisë për këmbësorë, Komuna e Prishtinës ka bërë shenjëzimin dhe ndriçimin e vendkalimeve zebra për këmbësorë, në 12 lokacione në kryeqytet.

Ky projekt ka kushtuar 122 mijë euro dhe është projekt i bashkëfinancuar nga "Demos"-i zviceran dhe Komuna e Prishtinës”, ka shkruar Ahmeti.

(Kosova Sot)

Image
Image
Image
Image