Kushtetuesja i jep të drejt Abrashit për pensionet e dyfishta

  • 25 October 2016 - 17:15
Kushtetuesja i jep të drejt Abrashit për pensionet e dyfishta

Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se kërkesa e parashtruar nga deputetët e Listës Serbe, për udhëzimin administrativ që ka nxjerr Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, që ua ndalon pensionet e dyfishta shtetasve të Kosovës, është e papranueshme.

Kushtetuesja ka nxjerr një vendim ku thuhet se deputetët nuk janë palë e autorizuar për të kërkuar vlerësimin e kushtetueshmërisë për aktet e kontestuara.

“Si perfundim, Gjykata, ne baze te nenit 113.5 te Kushtetutes dhe te rregullit 36 (1) (a) te Rregullores se punes, konstaton se kerkesa e parashtruesve duhet te deklarohet e papranueshme duke qene se ata nuk jane pale e autorizuar për te kërkuar vlerësimin e kushtetutshmërisë se aktit te kontestuar”, thuhet në vendim.

Në arsyetimin e Gjykatës Kushtetuese thuhet se lidhur me këtë ankesë, gjykata vlerëson se nuk është përmbushur obligimi kushtetues lidhur me natyrën juridike të aktit që mund të kontestohet sipas nenit 113.5, meqë parashtruesit e kërkesës nuk kontestojnë ndonjë “ligj” apo ndonjë “vendim të miratuar nga Kuvendi”.

LEXO:  Abrashi: U pajtuam që të kemi takime të radhës

“Ne rastin konkret, Gjykata veren se parashtruesit e kerkeses kerkojne vlerësimin e “kushtetutshmerise dhe ligjshmerise” se paragrafeve 2 dhe 3, te nenit 4, te Udhezimit Administrativ te nxjerre nga Ministri i MPMS-se. 32. Lidhur me kete, Gjykata vlereson se nuk eshte permbushur obligimi kushtetues lidhur me natyren juridike te aktit qe mund te kontestohet sipas nenit 113.5, meqe parashtruesit e kerkeses nuk kontestojne ndonje “ligj” apo ndonje “vendim te miratuar nga Kuvendi”.

Ndryshe deputeti i Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës, ish-ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Nenad Rashiq, e kishte dërguar në Gjykatën Kushtetuese udhëzimin e MPMS-së, i cili do t’i linte pa pensione bazike pensionistët që nuk jetojnë në Republikën e Kosovës

(Kosova Sot)