Fantazma e kishte nxitur që të mos hante

  • 25 October 2016 - 19:12
Fantazma e kishte nxitur që të mos hante

Figura e "ndiqte" kudo që shkonte dhe i thoshte që të ndalonte së ngrën.

Tetëmbëdhjetëvjeçarj a Lucy është ballafaquar me anoreksi për njëmbëdhjetë vjet, pasi që ishte bërë xheloze ndaj kukullave të saj, Barbie dhe Bratz, kur ka qenë vetëm pesëvjeçare,raporton Gazeta Kosova Sot

Një vajzë e re është prekur nga anoreksia, pasi që një djall në formë fantazme e ka nxitur që të sëmuret dhe i ka thënë që ta bëjë këtë gjë "për eshtrat". Lucy Mathison ka thënë që figura në fjalë e "ndiqte" kudo që shkonte dhe i thoshte që të ndalonte së ngrëni. Tetëmbëdhjetëvjeçarja Lucy është ballafaquar me anoreksi për njëmbëdhjetë vjet, pasi që ishte bërë xheloze ndaj kukullave të saj, Barbie dhe Bratz, kur ka qenë vetëm pesëvjeçare. Kur i kishte mbushur tetë vjet, Lucy ishte pushtuar nga hija që i thoshte se ishte e trashë. Në vizatimin, në të cilin, kur ka qenë në moshën pesëmbëdhjetëvjeçare, ajo e kishte përshkruar figurën që e ndiqte, ajo kishte shkruar "bëje për eshtra" dhe "asnjëherë nuk është mjaft" përreth figurës.

"U pata bërë xheloze për kukullat e mia" Ajo, megjithatë, kishte arritur ta mbante të fshehtë sëmundjen, duke veshur shumë rroba, që mbulonin trupin e saj që kishte rënë në peshën e më pak se 35 kilogramëve. Deri kur ishte shtrirë në spital, pas një përpjekje për t'u vetëvrarë, Lucy nuk kishte folur për betejën e saj njëmbëdhjetëvjeçare me anoreksinë. "Kur kam qenë pesëvjeçare, më kujtohet se mendoja që isha shumë e trashë dhe e shëmtuar, në krahasim me të tjerët në shkollë. U pata bërë xheloze për kukullat e mia, të cilat ishin të dobëta dhe e shihja veten si shumë të trashë, në krahasim me to. Ndonëse i kam mbajtur mendimet të fshehta, gjithmonë kam menduar që nëse do të isha më e hollë gjërat do të ishin më ndryshe. Ato ishin shumë të lezetshme, kishin flokë të gjatë, grim tërheqës. Pra, thjesht dëshiroja të isha sikur to". Lucy madje e ka pranuar që i ka tërhequr flokët e vet, të cilët ishin të shkurtër, me shpresën që do t'i bëheshin më të gjatë. 

Zëri i saj tingëllonte sikur ata në filmat horrorë Fantazma, të cilën Lucy e quan "Anna", i është shfaqur prej moshës tetëvjeçare dhe pas ardhjes së saj gjërat janë përkeqësuar ndjeshëm për Lucy-n. "Ajo më thoshte që isha e trashë dhe se duhej të ushtroja dhe të mos haja. Më ka thënë që quhej Anna dhe se donte të më ndihmonte. E kam parë shpesh gjatë shkollës fillore. Më ka ndjekur në çdo hap. Ka pasur sy të kuq, ka qenë e gjatë dhe me dhëmbë të mprehtë. Zëri i saj tingëllonte sikur ata në filmat horrorë. E kam parë kur ushtroja, e kam parë kur e kam humbur vetëdijen. Ajo ka qenë me mua edhe në sallën e provimit". Lucy kishte vendosur të mos i tregonte askujt për anoreksinë dhe mendimet që i silleshin në kokë, që i thoshin se po vepronte mirë. Tetëmbëdhjetëvjeçarja ka shtuar: "Në klasën e 11-të, kur kam qenë pesëmbëdhjetëvjeçare, për pak sa nuk kam pësuar sulm në zemër në provimin e matematikës. Kam pasur rrahje të shpejta të zemrës dhe marramendje të mëdha, megjithatë nuk i pata treguar mësuesit sepse Anna më thoshte që ishte shenjë e mirë

(Kosova Sot)