Gjashtëvjeçares i kthehet kanceri për herë të tretë

  • 25 October 2016 - 19:32
Gjashtëvjeçares i kthehet kanceri për herë të tretë

Të fiksuar me gjetjen e një ilaçi për vajzën e tyre, familjarët kanë pësuar një goditje të rëndë kur e kanë kuptuar që trajtimi, që mund t'ia shpëtojë jetën Ivy-t, nuk ofrohej në Australi,raporton Gazeta Kosova Sot

P ër herë të tretë në tri vjet, një vajzë gjashtëvjeçare po lufton për jetën e vet. Ivy Steel është ballafaquar me leukeminë që prej kur ka qenë trevjeçare dhe të premten e kaluar është dërguar në spital, pasi që sëmundja ia ka pushtuar edhe një herë trupin. Të fiksuar me gjetjen e një ilaçi për vajzën e tyre, familjarët kanë pësuar një goditje të rëndë kur e kanë kuptuar që trajtimi, që mund t'ia shpëtojë jetën Ivy-t, nuk ofrohej në Australi. "Kjo është hera e tretë në po aq vjet që vajza jonë e dashur është detyruar të luftojë për jetën e vet kundër kancerit", ka thënë nëna e saj, Jane, në një shkrim të publikuar në llogarinë e saj në 'Facebook'. "Kemi pësuar një goditje të tmerrshme. Na është thënë që opsioni numër një dhe më i mirë që ekziston për t'ia shpëtuar jetën vajzës sonë nuk mund të gjendet në Australi. Thënë thjesht, kjo është një goditje mizore, që na ka lënë me zemër të thyer". 

Efektet anësore të kimioterapisë Para dy javësh familja e Ivy-t e ka kuptuar që kanceri është rikthyer për të tretën herë. Pastaj, të premten që kemi lënë pas, ajo është dërguar me urgjencë në spital, pasi që i janë shfaqur efektet anësore të kimioterapisë. "Të premten e kemi dërguar Ivy-n në spital me dhimbje të tmerrshme abdominale. Kjo, fatkeqë- sisht, është njëra nga efektet anësore të kimioterapisë. Meqë e kam përjetuar një gjë të tillë shpeshherë më parë, ndihem tmerrshëm kur më duhet ta shoh vajzën time në atë gjendje. Është mizore", ka thënë nëna e saj. 

Janë shumë para në pyetje Tani familjarët e Ivy-t ballafaqohen me një garë të ashpër me kohën, pasi që kanë mbetur të detyruar t'i sigurojnë 400,000 dollarët e nevojshme për ta trajtuar atë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo procedurë e kushtueshme, të cilës do t'i nënshtrohet Ivy, ofrohet në Spitalin e Fëmijëve në Filadelfia dhe përfshin injektimin e qelizave imune, që për qëllim kanë shkatërrimin e kancerit. Familjarët e Ivy-t janë në dijeni të faktit që janë shumë para në pyetje dhe e kanë shprehur keqardhjen e tyre për faktin që janë detyruar të kërkojnë kaq shumë para, megjithatë, meqë është shpresa e vetme për vajzën e tyre, ata janë të përkushtuar që t'i grumbullojnë mjetet e nevojshme për shërimin e vajzës.

(Kosova Sot)