AAK – godet ashpër Kadri Veselin

  • 25 October 2016 - 19:51
AAK – godet ashpër Kadri Veselin

Anëtari i këshillit drejtues të AAK-së Ibrahim Selmanaj duke i komentuar deklaratat e kryetarit të PDK-së Kadri Veseli ku ky i fundit tha sot se opozita po tregohet kokëfortë për demarkacionin, Selmanaj i përgjigjet duke i thënë se “Ju nuk jeni në tokë të bukës”.

“Ai paska deklaruar se opozita po tregohen kokëfortë rreth demarkacionit të Murat Mehës, ndërsa unë po i them atij se ju nuk jeni në tokë të bukës, ju duhet ta vërtetoni para ndërkombëtarëve se sa kooperativ jeni me ta, pavarësisht dëmit të shkaktuar nga ajo marrëveshje”, thuhet në reagimin e Selmanaj.

Ai thotë se Qeveria do të ndëshkohet në fund nga vet populli i Kosovës, sepse asnjëherë siç vlerëson ai, nuk e treguan të vertetën se ku ka qenë dhe ku është kufiri.

“E përgëzoj Ramush Haradinajn që pavarësisht presioneve të lloj-llojshme nuk po heq dorë nga e vërteta dhe se kjo e vërtetë është e njohur të paktën nga deputetët e Kosovës. Dënoni e njollosni sa të doni ata që s’pajtohen me të keqën se në fund ti dhe shefi yt do të përfundoni si historia e dhelprës kur i tha knusit mi sjell pulat, e kur mbaruan pulat dhelpra e hëngri knusin”, përfundon ai reagimin.

(Kosova Sot)