Zbulohet 1.4 ton kanabis në Mamurras, 6 në pranga

  • 25 October 2016 - 22:13
Zbulohet 1.4 ton kanabis në Mamurras, 6 në pranga

Seksioni për narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë në bashkëpunim me efektivët e Komisariatit të Policisë Kurbin në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative finalizuan me sukses operacionin antidrogë ku janë kapur dhe arrestuar në flagrancë 6 persona.

Të arrestuarit janë: Gentian Pepmarku, 20 vjeç, Artan Sallaku, 35 vjeç, Kejvin Tuga, 18 vjeç, Edmir Diva, 28 vjeç, Osman Morina, 67 vjeç, Gjelosh Vuksani  53 vjeç të gjithë banues në Mamurras.

Gjithashtu është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit L.M. 34 vjeç, banues në Mamurras. Gjatë kontrollit të ushtruar në një magazinë të vjetër në Mamurras në pronësi të shtetasit Gjelosh Vuksani dhe që ishte marrë me qira nga shtetasi L.M. u gjetën dhe u asgjësua me anë të djegies 1450 kg bimë e dyshuar narkotike cannabis- sattiva në proces përpunimi dhe tharjeje.

Gjithashtu u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 1 pushkë, 1granatë dore, 1 automatik, fishekë dhe ventilatorë për përpunim droge, dylbi, kamera vëzhgimi si dhe mjete të tjera elektronike në funksion të procesit të tharjes së bimëve narkotike.

Po në lidhje me këtë ngjarje janë proceduar penalisht në gjendje të lirë për veprën penale “Shpërdorim detyre” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, shtetasit B.M. 51 vjeç, banues në Mamurras dhe Xh.D. 53 vjeç, banues në Mamurras me funksion elektricistë , pasi në magazinën e gjetur është konstatuar e instaluar energji elektrike dhe nga verifikimet ka rezultuar se ishte lidhje e paligjshme dhe këta dy shtetas nuk kanë bërë verifikimet e duhura.

(Kosova Sot)