Eurozona aprovon ndihmë të re prej 2.8 miliardë eurosh për Greqinë

  • 25 October 2016 - 22:33
Eurozona aprovon ndihmë të re prej 2.8 miliardë eurosh për Greqinë

Eurozona njoftoi sot zhbllokimin e 2,8 miliardë euro në kuadër të planit të tretë të ndihmës për Greqinë, në vijim të reformave të përmbushura nga Athina.

"Vendimi i sotëm për akordimin e 2,8 miliardë euro për Greqinë është një sinjal i qartë që grekët po ecin në rrugën e duhur duke shënuar progrese në reformën e vendit të tyre", theksoi në një deklaratë Mekanizmi i Stabilitetit Evropian (MES), që monitoron situatën e kredive akorduar Greqisë nga zona euro.

(Kosova Sot)