‘Peshqit e mëdhenj’ notojnë lirshëm

  • 26 October 2016 - 07:47
‘Peshqit e mëdhenj’ notojnë lirshëm

Mungojnë rezultatet në gjykimin e rasteve të ndjeshme.

Analisti Naim Kelmendi, në një prononcim për gazetën "Kosova Sot", ka thënë se drejtësia e EULEX-it në vazhdimësi ka 'pëshpëritur' se do të burgosen 'peshqit e mëdhenj', por, sipas tij, veç fjalëve, deri më tani nuk janë parë edhe arrestime e dënime të ndonjërit nga të ashtuquajturit "peshqit e mëdhenj",raporton Gazeta Kosova Sot.

'Pëshpëritjet' për kinse luftën ndaj krimit të organizuar e korrupsionit, dhe kësisoj edhe rasteve ndaj të ashtuquajturve 'peshqve të mëdhenj', sipas njohësve të kësaj fushe, por edhe opozitarëve të vendit, kanë mbetur vetëm fjalë, por jo edhe veprime meritore. Ata po ashtu kanë alarmuar se në praktikë nuk po dëshmohen rezultate konkrete në ndëshkimin e grupeve të organizuara kriminale apo në gjykimin e zyrtarëve të lartë publikë 'peshqve të mëdhenj', derisa kësisoj ata të cilët e kanë dëmtuar rëndë shtetin tonë po shpëtojnë pa u ndëshkuar. Ndaj është ngritur edhe dilema se a ekziston në Kosovë një piramidë e paprekur në sistemin e drejtësisë që bën çfarë të dojë me ligjin, derisa përgjegjësi i japin vetëm kapove të krimit e atyre të politikës, ngase thuajse të gjitha rastet e të ashtuquajturve 'peshqve të mëdhenj' po dështojnë thuajse një nga një. Analisti Naim Kelmendi, në një prononcim për gazetën "Kosova Sot", ka thënë se drejtësia e EULEX-it në vazhdimësi ka 'pëshpëritur' se do të burgosen 'peshqit e mëdhenj', por, sipas tij, veç fjalëve, deri më tani nuk janë parë edhe arrestime e dënime të ndonjërit nga të ashtuquajturit, "peshqit e mëdhenj". Pas kalimit të disa prej këtyre lëndëve tek drejtësia kosovare, sipas tij, pos disa rasteve, as nga kjo e fundit nuk janë parë veprime konkrete. 

Momenti i fundit për drejtësinë kosovare Kelmendi thotë se drejtësia assesi nuk mund të arsyetohet vetëm me arrestimin e ndonjërit prej tyre, kur është i njohur fakti se ekzistojnë mjaft lëndë dhe raste të tjera të kësaj natyre, e që akoma mbesin të pagjykuara, e që janë të një kalibri të lartë, si hallkat e krimit të organizuar, atij ekonomik, por edhe rasteve të tjera negative e të dëmshme për vendin. "Pra, ende nuk ka rastisur që ata të nxjerrën para drejtësisë dhe ligjit, e që sigurisht dyshohet se ka mjaft argumente dhe prova për të nisur hetimet dhe ngritur aktakuza ndaj tyre për keqpërdorimet e formave të ndryshme, por për të gjykuar dhe ndëshkuar të korruptuarit e këtij kalibri të lartë, dhe kapotë e krimit të organizuar e korrupsionit, kërkohet që drejtësia të ketë fillimisht guximin, po ashtu kurajën dhe përgjegjshmërinë në mënyrë që të dëshmojë se në këtë vend po funksionon sistemi i drejtë- sisë, derisa në anën tjetër pa i sjell para drejtësisë të ashtuquajturit, "peshqit e mëdhenj", është shumë vështirë që të ketë ndryshime pozitive në drejtësi, e as zhvillim e funksionim të mirëfilltë të shtetit të së drejtës. ", ka vijuar më tej ai. Andaj, Kelmendi ka nënvizuar se drejtësia kosovare tashmë më në fund duhet ta dëshmojë veten duke i gjykuar dhe duke nxjerrë para drejtësisë "peshqit e mëdhenj", ngase deri më sot ajo thuajse ka dështuar tërësisht përballë atyre dhe rasteve të tilla. Një hap i tillë nga drejtësia në drejtim të ndëshkimit të tyre, veç tjerash, do t'i hapte rrugë edhe zhvillimin të vendit në shumë sfera të jetës, ngase ato e kanë ngulfatur duke mos e lënë të veprojë lirshëm për vite të tëra, andaj edhe drejtësia kosovare tanimë duhet ta thotë fjalën e saj.

Nuk mjaftojnë vetëm deklaratat dhe zotimet Avokati Nikë Shala thotë se institucionet e drejtësisë duhet të shprehin vullnet e guxim profesional dhe të ndërmarrin masa konkrete për një luftë të pakompromis kundër të ashtuquajturve, "peshqit e mëdhenj'. Sipas tij, në praktikë, përveç zotimeve dhe deklaratave, sistemi i drejtësisë duhet të angazhohet seriozisht dhe të mos dështojë në proceset gjyqësore kundër zyrtarëve të lartë të shtetit, ngase, siç tha Shala, çdo individ që ndërmerr veprim në kundërshtim me ligjin, duhet t'i shqiptohet sanksion meritor për veprimin e ndërmarrë në kundërshtim me ligjet në fuqi, ashtu që të njëjtët mos të ngelin pa u ballafaquar me drejtësinë, siç veprohet në çdo shtet demokratik ku sundon ligji. " Por, fatkeqësisht, sistemi ynë i drejtësisë shpesh kritikohet nga organet vendore apo nga miqtë tanë ndërkombëtarë, në bazë të monitorimit dhe vlerësimit të situatës në vend, sistemi i drejtësisë po rezulton të jetë i ndikuar nga ana e politikës, derisa jemi edhe dëshmitarë se në praktikë nuk po dëshmohen rezultate konkrete në ndëshkimin e grupeve të organizuara kriminale apo në gjykimin e zyrtarëve të lartë publik- 'peshqve të mëdhenj', e kjo po ndodh si pasojë e stërzgjatjes së procedurave gjyqësore, dhe pastaj si pasojë e kësaj në të shumtën e rasteve po rezulton me parashkrim të lëndëve", theksoi Shala

Vendorët po i mashtrojnë ndërkombëtarët Avokati tjetër, Skender Musa mendon se drejtësia vendore, e as ajo e EULEX-it, nuk mund të justifikohet vetëm me arrestimet e aty-këtushme dhe kaq minore në këtë drejtim, dhe për rrjedhojë as nuk mund të thuhet dhe konsiderohet se janë arrestuar, 'peshqit e mëdhenj', ngase, sipas tij, ata janë në institucionet më të larta të vendit, përfshirë Qeverinë, pozitat ministrore, etj., e të cilët zyrtarë, sipas tij, po e pengojnë pavarësinë e Gjyqësorit. Ai më tej ka nënvizuar se tashmë është bërë praktik në Kosovë, viktimizimi i disa individëve për të treguar apo për t'i mashtruar kësisoj ndërkombëtarët apo edhe popullin se po luftohet krimi i organizuar e korrupsioni, por, siç tha, është e kundërta, ngase një luftë e tillë akoma nuk ka filluar në mënyrë meritore. " Por, një gjë e tillë nuk mund të bëhet pa përkrahjen e institucioneve qeveritare, por edhe organeve të drejtësisë e atyre të hetuesisë, e që kjo duhet të jetë një nga prioritetet kryesore të vendit, dhe nëse do të fillojë lufta kundër këtyre dukurive vetëm atëherë mund të thuhet se ka filluar funksionimi i shtetit juridik", ka pohuar për gazetën "Kosova Sot"avokati Skender Musa. Nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi ka nënvizuar se në Kosovë që në start me vendosjen e misionit të EULEX-it, dhe me krijimin e Qeverisë së parë pas pavarësisë është thënë se do të luftohet krimi dhe korrupsioni e po ashtu edhe "peshqit e mëdhenj" do të gjenden para drejtësisë, por megjithatë, sipas tij.

(Kosova Sot)

 

 

(Kosova Sot)