Lejet e ndërtimit, vetëm për financuesit e partisë ose me përqindje ryshfeti!

  • 26 October 2016 - 07:50
Lejet e ndërtimit, vetëm për financuesit e partisë ose me përqindje ryshfeti!

Maxhuni: Askush nuk mund të marrë leje pa qenë në një mënyrë ose tjetër i lidhur me VV-në.

"Disa investitorë vendorë, pas mbushjes së afatit ligjor për të marrë përgjigje zyrtare nga organet komunale, po e shfrytëzojnë të drejtën e tyre ligjore dhe po e fillojnë ndërtimin e objektit pa e marrë pëlqimin e Komunës. Disa të tjerë, të cilët në disa raste janë shumë ngushtë të lidhur me pushtetin vendor, ata e marrin pëlqimin, po fillojnë ndërtimin dhe po ndërtojnë banesa dhe po i shesin ato, gjë që kjo është një diskreditim", deklaron Agim Shahini, kryetar i AKB-së,raporton Gazeta Kosova Sot

Përfaqësues të shoqatave, të biznesit, ekspertë të ekonomisë dhe drejtues të OJQ-ve, pajtohen njëzëri në vlerësimin e tyre se shumë nga investitorët seriozë, qofshin ata vendorë apo të huaj, janë në hall të madh, pasi që po vuajnë shumë vetëm për faktin se nuk po i financojnë partitë politike që qeverisin komunat respektive ku synohet të investohet. Investitorët e painkriminuar po ballafaqohen me pengesa për të marrë leje pune për ndërtim, që lëshohen nëpër komuna. Problematika e marrjes së lejes së ndërtimit është një nga top 5 problemet e investitorëve të huaj për komunat kosovare. Ndërkohë që lejet e ndërtimit tashmë është bërë e zakonshme që të jepen në "linjën partiake". Sipas analistëve, Komuna e Prishtinës, si më e madhja, këtë dukuri nuk e ka eliminuar, por as që e ka zvogëluar, me gjithë deklarimet e tyre që një dukuri e tillë është zhdukur në Komunë. Lideri i AKB-së, Agim Shahini, tha për "Kosova Sot" se një nga problemet kryesore që e kanë investitorët e huaj, por edhe vendorë, është marrja e lejeve dhe licencave të punës nga komunat, të cilat janë të burokratizuar aq shumë saqë në disa raste investitorët edhe po heqin dorë nga investimet e tyre.

timet e tyre. Prapaskenat e pushtetit lokal Shahini sqaroi se disa investitorë vendorë, pas mbushjes së afatit ligjor për të marrë përgjigje zyrtare nga organet komunale, po e shfrytëzojnë të drejtën e tyre ligjore dhe po e fillojnë ndërtimin e objektit pa e marrë pëlqimin e Komunës."Disa të tjerë, të cilët në disa raste janë shumë ngushtë të lidhur me pushtetin vendor, ata e marrin pëlqimin, po fillojnë ndërtimin dhe po ndërtojnë banesa dhe po i shesin ato, gjë që kjo është një diskreditim", ka thënë ai. Shahini është i mendimit se qeveritë lokale duhet që mos të bëjnë selektime me rastin e dhënieve të lejeve të punës për ndërtim apo fillim biznesi, sepse duhet që të jenë të barabartë ndaj të gjithë investitorëve. Sipas liderit të AKB-së, kjo kishte me hapur perspektivën e zhvillimit ekonomik të qeverisjes lokale, por edhe të investimeve nëpër sektorin e ndërtimtarisë. Ndaj Shahini pajtohet me vlerësimin se e tëra kjo po bëhet qëllimisht nga ana e pushteteve lokale, me qëllimin që këto biznese vendore apo të huaja t'i fusin nën ombrellën e tyre dhe të njëjtit, më pas atyre do t'u shërbejnë si sponsorizues të fushatave elektorale dhe me ndihmën e atyre parave të njëjtit pushtetarë edhe po synojnë që t'i fitojnë këto zgjedhje lokale. 

Projektet jepen në linjën partiake Njohësi i fushës së ekonomisë, specialisti Nehat Emrullahu, tha për "Kosova Sot" se lejet e ndërtimit tashmë janë bërë e zakonshme të jepen në "linjën partiake" dhe kjo nuk është asgjë e re."Derisa nuk e kemi Ligjin për financimin e subjekteve politike, sigurisht që këta pushtetarë do të shfrytë- zojnë të gjitha mënyrat e mundshme për fuqizim politik dhe ekonomik, gjë e cila mundëson rizgjedhje të vazhdueshme", potencoi ai. Emrullahu thotë se kryetarët aktualë të zgjedhur nga vota e qytetarit deri tani nuk duket se kanë sjellë ndonjë risi nga ata paraprakë, përkundër premtimeve dhe shpresave të mëdha se do të kemi freskim dhe zhvillim."Këta janë mbështjellë në petkun partiak, duke u vetëkënaqur dhe plotësuar kërkesat e subjektit politik përkatës", tha ai. Veç tjerash, Emrullahu thotë se zgjedhjet e reja mbase mund të sjellin ndonjë kandidat të ri në njërën nga komunat ku do të përjetonim ndryshime dhe zhvillim dhe kujdes më të madh ndaj qytetarëve dhe me këtë rast mund të bëhet një shembull i mirë për të tjerët.

Bizneset, sponsorë të partive Eksperti e ekonomisë, Nehat Maxhuni, tha për "Kosova Sot" se praktika e 17 viteve na ka treguar se si funksionojnë partitë politike në Kosovë dhe nga kush udhëhiqen ato. "Investitorët kryesorë të partive politike janë bizneset që marrin tenderë nga ana e pushtetarëve me kushtin se duhet të financojnë partitë e tyre, e sidomos të financojnë xhepat e tyre personalë, sepse nuk ka tender i cili jepet nga këto institucione, e që nuk kushtëzohet me përqindje, duke filluar nga 10 për qind e më lart", theksoi ai. "Ato biznese dhe investitorë potencialë që dëshirojnë të investojnë në Kosovë dhe që nuk kanë lidhje me pushtetin ose nuk e plotësojnë kushtin e dhënies së ryshfetit, ata nuk kanë fare gjasa që të punojnë", tha më tej Maxhuni."Komuna e Prishtinës këtë dukuri nuk e ka eliminuar, por edhe as që e ka zvogëluar, me gjithë deklarimet e tyre që një dukuri e tillë është zhdukur në komunë. Për dallim nga komunat e tjera, Komuna e Prishtinës këtë dukuri të dhënies së tenderëve dhe lejeve për investitorë e ka perfeksionuar duke kërkuar dokumente shtesë dhe kinse, duke e respektuar ligjin. Në realitet askush nuk mund të marrë tender e as leje pa qenë në një mënyrë ose tjetër i lidhur me VV-në", ka thënë ai.

(Kosova Sot)