Kelmendi, biznesmeni i pashndërruar në politikan, që për 6 vjet ndërroi 3 parti

  • 26 October 2016 - 09:27
Kelmendi, biznesmeni i pashndërruar në politikan, që për 6 vjet ndërroi 3 parti

Deputeti  i Kuvendit të Republikës së Kosovës Ramiz  Kelmendi  u largua nga PDK-ja  duke kaluar si deputet i pavarur për një kohë, derisa ai u dakordua  të kalon në LDK, dhe ta marrë postin e zëvendëskryeministrit që më herët e kishte ministri i Kulturës Kujtim Shala.

Kelmendi njihet si njëri nga deputetët që më së shumit ka ndërruar partitë në 6 vjetët e fundit, ai kishte kaluar nga AAK-ja në PDK e tani nga PDK-ja në LDK.

Nuk është e paqartë pse ai ndryshon parti kaq shpesh, duke tentuar të jetë gjithmonë me atë që qeverisë vendin, apo në rastin më të mirë, pranë njeriut që kryeson qeverinë!

Ai më herët e kishte prezantuar një program ekonomik sa ishte në AAK e të njëjtin edhe në PDK duke mos pasur sukses asnjëherë ta realizon atë. Këtë program që Ramizi e ka prezantuar edhe në LDK por se a do të ketë sukses këtë mbetët  ta shohim.

Kelmendi gjithashtu është edhe njëri nga deputetët që ka qenë kundër Demarkacionit me Malin e Zi gjë që partia në të cilën ka aderuar  është këmbëngulëse të votohet.

Viti 2010-Ramiz Kelmendi i bashkohet fillimisht AAK-së

Image

Kështu, nëse për asgjë nuk mund të krenohet, biznesmeni i pashndërruar ndonjëherë në politikan, mund të mburret me shpejtësinë  dhe aftësinë e përshtatjes së interesave të tij me parti të ndryshme politike në vend.

E duket se ashtu siç bën llogaritë në kompaninë e tij, ndër më të mëdhatë që importon mallra, kryesisht nga Serbia, biznesmeni me gjasë e ka kalkuluar edhe për politikën.

Kjo meqë para se të hyjë në  partinë e Isa Mustafës, ai nuk e ka fshehur  dëshirën  për postin e  zëvendëskryeministrit.,raporton lajmi.net 

Viti 2014-Kelmendi i bashkohet PDK-së

Image

Këtë kërrigë, atij nuk ia dha  Hashim Thaçi kur ishte kryeministër, të cilën ia mohoi në heshtje Kadri Veseli si drejtues i PDK-së, që tash është në koalicion me LDK-në, e të cilën nuk pati asnjëherë mundësi t’ia ofronte Ramush Haradinaj i AAK-së.

Sidoqoftë, si për ironi, karrierën e tij prej tentim-politikanit, Kelmendi e nisi në vitin 2010, kur u anëtarësua në AAK,.

Në atë kohë, ai ishte mirëpritur në këtë parti si një prurje e fuqishme dhe e suksesshme.

Me këtë parti, krejt çfarë mundi të fitonte ishte posti i deputetit të cilin e mbajti deri në zgjedhjet e vitit 2014.

Viti 2016-Kelmendi i bashkohet LDK-së (Foto: Nga një takim i Mustafës me Kelmendin)

Image

Me 7 maj të atij viti, ai braktisi AAK-në me arsyetimin se nuk po mund të realizonte planet e tij ekonomike dhe shumë shpejt shkoi në PDK-në e Hashim Thaçit.

Edhe me këtë parti, ai fitoi postin e deputetit, por u la jashtë nga postet e lakmuara qeveritare. Pas dy vjetësh, Kelmendi vendosi të largohet nga kjo parti dhe t’i bashkohet LDK-së.

Kështu, biznesmeni Ramiz Kelmendi, për gjashtë vjet, ndërroi tre parti. Krejt çfarë mbetet të shihet është nëse do t’i funksionojë atij e treta e vërteta!

E kjo e vërtetë është nëse ai do të marrë një post të lartë qeveritar. 

(Kosova Sot)