Serbët diskutojnë për Fondin e Ballkanit Perëndimor, druajnë se me të do ta njohin Kosovën
Parlamenti serb vazhdon sot punimet me për unifikimin e gjashtë marrëveshjeve në mesin e tyre
është konfirmimi i marrëveshjes për krijimin e fondit për Ballkanin Perëndimor, me statutin e fondit për Ballkanin Perëndimor.
Komisioni Parlamentar për Punë të Jashtme ka mbështetur propozimin e mëparshëm për të ratifikuar marrëveshjen për themelimin e këtij fundit që synon forcimin e lidhjeve dhe nxitjen e integrimit evropian të Shqipërisë, Bosnja, Mali i Zi, Kosova, Maqedonia dhe Serbia, transmeton Klan Kosova.
Ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq ka thënë së fundmi se pjesëmarrja në Fondin për Ballkanin Perëndimor nuk do të thotë njohje e Kosovës.
Deputetët nga radhët e Partisë Demokratike të Serbisë dhe asaj Radikale kanë kërkuar në mbledhjen e komisionit në fjalë që tërhiqet nga procedura kjo marrëveshje sepse ata besojnë se është një hap drejt njohjes së Kosovës.
(Kosova Sot)