Rahovec: Godet tri të mitura me veturë, arrestohet i dyshuari

  • 26 October 2016 - 11:21
Rahovec: Godet tri të mitura me veturë, arrestohet i dyshuari

Një i dyshuar ka goditur me veturë tri vajza të mitura derisa po e kalonin rrugën.

Ngjarja ka ndodhur në Rahovec, ku i dyshuari pas goditjes me veturë ka lënë me lëndime trupore të miturat, të cilat kanë marrë tretmanin e duhur mjekësor dhe tani ndodhen jashtë rrezikut për jetë.

Ndërsa, shoferi i veturës është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot)