Berisha: Koalicioni i elefantëve ka dështuar

  • 26 October 2016 - 14:35
Berisha: Koalicioni i elefantëve ka dështuar

Zafir Berisha, nga Nisma për Kosovën, ka pohuar se jo vetëm ky raport, por edhe raporte të ngjashme të mëhershme nga organizata kredibile ndërkombëtare e vendore e kanë nxjerrë në analizat e tyre, plotësisht në sipërfaqe qeverisjen e dështuar të këtij koalicioni të të ashtuquajtur të elefantëve, koalicion i premtimeve të mëdha mashtruese, të cilat nuk po arrijnë të realizohen as në masën më minimale.

 "Ato që janë fokusuar si konstatime nga anketimet e qytetarëve në raportin e UNDP-së janë vetëm një pjesë e realitetit të hidhur, i cili vazhdon të mbretërojë në Kosovë për shkak të qeverisjes së keqe, të instalimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit nga kapësit e shtetit. Mbase raporti edhe nuk ka arritur ta konstatojë gjendjen e plotë reale, ngase në terren ajo mund të jetë akoma edhe më alarmante dhe më negative se sa që është përshkruar aty", tha Berisha për "Kosova Sot".

(Kosova Sot)