Rama: S'kisha antiplumb në Prishtinë (Foto)

  • 26 October 2016 - 14:41
Rama: S'kisha antiplumb në Prishtinë (Foto)

Raportimet se Edi Rama të martën kishte veshur jelek anti-plumb derisa qëndronte në Prishtinë i ka hedhur poshtë vet kryeministri shqiptarë. Ai, duke ju përgjigjur interesimit të një qytetari se pse ishte veshur me anti-plumb një ditë më parë, tregoi se jeleku i tij ishte i thjeshtë dhe sportiv. 

Pasi një media në Kosovë kishte publikuar fotografi të Ramës, e ku spekulohej se mbante anti-plumb në Prishtinë, të njëjtat foto ishin shpërndarë edhe nga ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha. 

E këto spekulime i ka sqaruar kryeministri Edi Rama, duke iu përgjigjur pyetjes së një qytetari në facebook.

“Një pyetje kam unë: pse vajte me antiplumb ne Prishtine sot?,leri keto kazana e kso gjerash palidhje se spo ecin?”, e ka pyetur në facebook Edi Ramën, Albert Gjoni. 

“Ha ha ha ha ha, o zot o zot, sa keq me vjen per ju qe ju tall e perdor si te ishit dele nje katragjysh qe ka zbulu facebook-un ne pleqnine e thelle. Po cfare antiplumbi mor Albert, eshte jelek sportiv o zotni, dhe s’eshte faji im qe une vishem si ma thote mendja, kurse e ju merreni me stampat e me plumbat e veshjeve te mia. Hajde hajde, antiplumb thote katragjyshi e ju me vrap mbas tij sikur e keni çoban! Merru o mik me ndonje liber a ndonje pune e mos harxho kohe me katragjyshin se ai ate pune ka, hap kazanin digjital e nxirr prej aty mbeturinat e botes se rrenave…”, i është përgjigjur Rama.  

(Kosova Sot)