Isufi: Shteti është kapur në të gjitha sferat

  • 26 October 2016 - 15:44
Isufi:  Shteti është kapur në të gjitha sferat

Nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi ka nënvizuar se në Kosovë që në start me vendosjen e misionit të EULEX-it, dhe me krijimin e Qeverisë së parë pas pavarësisë është thënë se do të luftohet krimi dhe korrupsioni e po ashtu edhe "peshqit e mëdhenj" do të gjenden para drejtësisë.

Por sipas tij:  "Drejtësia është kapur në të gjitha sferat dhe në vend se të ndërtojë një sistem të rregullt të drejtësisë me standarde evropiane, ky sistem veçse është deformuar dhe normalisht se është kapur shteti në të gjitha sferat dhe është dëmtuar drejtësia në Kosovë", ka theksuar për gazetën "Kosova Sot" nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi

(Kosova Sot)