Pikat e rendit të ditës në seancën e nesërme plenare

  • 26 October 2016 - 15:55
Pikat e rendit të ditës në seancën e nesërme plenare

Pas përfundimit të seancës së jashtëzakonshme për vlerat e UÇK-së , mbahet seanca e rregullt plenare, me këtë rend dite, shkruan Kosova Sot Online.

Debati parlamentar sipas kërkesës së deputetes Margarita Kadriut-Ukelli, mbështetur edhe nga 9 (nëntë) deputet tjerë nënshkrues lidhur me detyrimet e mundëshme financiare të Kosovës për pretendimet e kompanive që kanë ushtruar padi në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit

 Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,

Koha për pyetje parlamentare,

 Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,

Propozim-Deklarata e Kuvendit të Republikës së Kosovës adresuar Unionit Europian për liberalizimin e vizave,

 Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.05/L-118 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-139 për procedurën përmbarimore,

 Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-119 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-043 për faljen e borxheve publike,

 Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 05/L-110 për kamatë-vonesat në transaksionet tregtare,

 Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 05/L-024 për Shërbimin Mjekësor Emergjent,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 05/L-066 për profesionet e rregulluara në Republikën e Kosovës,

 Emrimi i anëtarëve të Bordit të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave,

Zgjedhja e 1 (një) anëtari të Këshillit Prokurorial të Kosovës (votim i fshehtë),

 Zgjedhja e kryesuesit të Komisionit Shqyrtues në Autoritetin Rregullator për Shërbimet e Ujit (votim i fshehtë),

 Zgjedhja e zëvendësdrejtorit të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit (votim i fshehtë),

 Zgjedhja e 1 (një) anëtari të Bordit të Komisionit të Pavarur për Medie (votim i fshehtë),

 Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e 1 (një) anëtari në Bordin e Ankesave të Komisionit të Pavarur për Medie,

 Formimi i Komisionit Hetimor Parlamentar, sipas kërkesës së deputetes Shqipe Pantina, mbështetur edhe nga 8 (tetë) deputetë të tjerë nga Grupi Parlamentar i Lëvizjes “Vetëvendosje” lidhur me Radiotelevizionin e Kosovës.

 

       (Kosova Sot)