Tiranë: Kapen 50 kg kanabis, shpallet në kërkim një person

  • 26 October 2016 - 16:32
Tiranë: Kapen 50 kg kanabis, shpallet në kërkim një person

Policia e Tiranës ka zbuluar ditën e sotme një sasi prej 50 kg kanabis sativa.

Kështu, për drogën është shpallur në kërkim një person i identifikuar si SH.L.

Mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative se në banesën e Sh. L, kishte lëndë narkotike, Specialistët për Hetimin e Narkotikëve kanë ushtruar kontroll ku gjatë kontrollit në banesën e tij në fshatin Zall-Herr kanë gjetur, 50 kg lëndë të dyshuar narkotike të llojit kanabis Sativa, e cila u asgjësuan me anë të djegies, njofton policia.

(Kosova Sot)