Presidenti i Filipineve dëshiron që ushtarët amerikanë të largohen nga Filipinet

  • 26 October 2016 - 16:56
Presidenti i Filipineve dëshiron që ushtarët amerikanë të largohen nga Filipinet

Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte, ka thënë se dëshiron që ushtarët amerikanë të largohen nga vendi i tij, mundësisht brenda dy viteve të ardhshme.

Duke folur gjatë një vizite në Japoni, ai ka bërë thirrje për një politikë të jashtme të pavarur.

Në bazë të një marrëveshjeje për mbrojtje, SHBA-ja mban ushtarë në pesë baza ushtarake në Filipine.

Qëkur e bë president, Duterte i ka ftohur marrëdhëniet me SHBA-në, aleatin e moçëm dhe ish sunduesin kolonial, duke kërkuar që të ketë marrëdhënie me të forta me Kinën.

“Dua që, mbase në dy vitet e ardhshme, vendi im të lirohet nga prezenca e ushtarëve të huaj. Dua që ta largohen,” ka thënë Duterte gjatë një forumi në Tokio.

Ai e ka ripërsëritur mundësinë e prishjes së marrëveshjeve aktuale me SHBA-në, si dhe dëshirën për të qenë më afër Kinës.

(Kosova Sot)