Vriten disa nxënës në sulme ajrore në Siri

  • 26 October 2016 - 18:01
Vriten disa nxënës në sulme ajrore në Siri

Më shumë se 20 njerëz, shumica e të cilëve fëmijë, janë vrarë sot në sulmet ajrore në një fshat që kontrollohet nga rebelët në veriperëndim të Sirisë, thonë aktivistët.

Një kompleks shkollor ishte në mesin e disa lokacioneve të bombarduara në fshatin Haas, në provincën Idlib.

Nuk është e qartë nëse sulmet ajrore janë kryer nga qeveria siriane apo avionët ushtarakë rusë.

Por, mediat vendore e kanë cituar një burim ushtarak duke thënë se disa “terroristë” janë vrarë.

(Kosova Sot)