Pezullimi i Vetting-ut, reagon për herë të parë Rama: Gjyqtarët s'kanë ku shkojnë, jo!

  • 26 October 2016 - 18:53
Pezullimi i Vetting-ut, reagon për herë të parë Rama: Gjyqtarët s'kanë ku shkojnë, jo!

Edi Rama ka reaguar nëpërmjet një komenti në lidhje me pezullimin e Ligjit të Vettingut, por nga ana e Gjykatës Kushtetuese.

Një komentues i interesuar për ligjin e Vettingut, i shkruan kreut të qeverisë duke i kërkuar të hetojë vendimarrësit në Kushtetuese që dhanë vendimin e djeshëm. 

Pyetja: Çfarë do të bëni tani, kur Gjykata Kushtetuese e hodhi poshtë të gjithë atë mund që u bë për 2 vjet që ka kushtuar miliona dollar në kurriz të popullit, por unë jam i mendimit ata persona në komision të Gjykatës Kushtetuese që votuan kundër Vettingut, ata persona të hetohen sepse ato me këtë vendim kane mbrojtur hajdutat që kanë rrjepur dhe ngatërruar Popullin Shqiptare për 25 vite për vendimet e gabuara që ata kanë bërë me qëllim, që do të thotë e kanë futur Popullin Shqiptar ne hasmëri të përjetshme. 

Edi Rama: Nuk kanë ku shkojnë jooo

(Kosova Sot)