Sërish tërmeti i fuqishëm në Itali

  • 26 October 2016 - 20:07
Sërish tërmeti i fuqishëm në Itali

Një tërmet i fuqishëm ka rënë mbrëmjen e sotme në Itali. Siç bëhet e ditur nga media, tërmeti ka qenë i fuqishëm, i shkallës 5.4 gradë i shkallës Rihter.

Ai e ka pasur qendrën në Visso, Itali dhe ka lëkundur edhe Romën, Rietin, Ascoli dhe l’Aquila. Ende nuk dihet nëse ka dëme apo jo.

Mësohet se aktualisht është ndërprerë energjia elektrike në zonat ku janë ndjerë lëkundjet më të fuqishme. Emergjencat civile janë ngritur në këmbë, ndërsa mësohet se banorët kanë braktisur banesat dhe kanë dalë në rrugë.

(Kosova Sot)