Gjuriq: S'ka dialog, nëse Kosova kushtëzon

  • 26 October 2016 - 21:19
Gjuriq: S'ka dialog, nëse Kosova kushtëzon

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Serbi, Marko Gjuriq, sot e ka njoftuar kryeministrin serb, Aleksandar Vuçiq, për, siç njoftojnë medie serbe, kushtet që Prishtina i ka vënë për vazhdimin e dialogut.

Gjuriq ka thënë se nesër Qeveria e Serbisë do të deklarohet rreth kësaj çështjet shumë të rëndësishme.

"Nëse Prishtina mendon se duhet biseduar me anë kushtëzimesh e ultimatumesh dhe në mënyrë të tjera vërtet s’është e gatshme dhe nëse me që është thënë ka kushtëzuar vazhdimin e dialogut, atëherë kjo do të thotë se ata po heqin dorë nga dialogu dhe dialog nuk do të ketë”, citon tanjug të ketë thënë Gjuriq. 

"Situata është shumë serioze dhe opinioni do të njoftohet me hapat e mëtejshëm", ka thënë ai.

(Kosova Sot)