Rama rikthehet në zyrën e Metës, pas tri javësh

  • 27 October 2016 - 09:33
 Rama rikthehet në zyrën e Metës, pas tri javësh

Dy orë ka zgjatur takimi mes dy bashkëdrejtuesve të koalicionit qeverisës, Edi Rama dhe Ilir Meta. Mëngjesin e djeshëm rreth orës 10.00, kreu i ekzekutivit u kthye pas 3 javësh mungesë në zyrën e kryeparlamentarit. Në përfundim të takimit të mbajtur vetëm një ditë para seancës së radhës parlamentare kryeministri Rama nuk u prononcua për mediat. Ndërkohë, në rendin e ditës së seancës së sotme parashikohet dhe votimi për projektligjin për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë. Për votimin e këtij ligji duhet votat për të arritur shumicën e cilësuar. Projektligji për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë është pjesë e paketës se ligjeve të reformës në drejtësi.

Takimi mes Ramës dhe Metës erdhi vetëm një ditë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të pezulluar ligjin e vetting-ut. Ndërkohe gjatë 3 javëve të fundit, ku takimet mes Ramës dhe Metës kishin munguar pasi kanë qenë respektivisht në vizita zyrtare jashtë shteti në Serbi dhe Meta në Kine, ministrat e kabinetit qeverisës janë përfshirë në debate. Replikat nisen pas propozimit të ministrit të Drejtësisë, përfaqësues i LSIsë, për të angazhuar ushtrinë në një aksion masiv antikabanis. Ky propozim u kundërshtua nga ministrat socialist Tahiri dhe Kodheli

(Kosova Sot)