Përfituan nga tërmeti në Itali, tre shqiptarë arratisen nga burgu

  • 27 October 2016 - 10:08
Përfituan nga tërmeti në Itali, tre shqiptarë arratisen nga burgu

Tre shqiptarë kanë bërë një arratisje spektakolare nga një burg në Itali. Policia ka bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur në burgun “Rebibbia”, në provincën e Lacios në Romë.

Mediat italiane shkruajnë se nuk ka ende të dhëna rreth identitetit të shqiptarëve të arratisur, por nga hetimet e para ka rezultuar se ata kishin vetëm pak ditë që ishin në këtë burg.

Ndërkohë policia vendase ka zbuluar se ata kanë përdorur çarçafët për t’u arratisur, një skenar që ende pritet të hetohet nga organet kompetente.

Sipas autoriteteve përkatëse, mbrëmë janë dërguar të dënuar nga burgu i “Camerinos” që u prek nga tërmetet e fuqishme dhe ndoshta shqiptarët kanë përfituar edhe nga kaosi që mund të jetë krijuar.

(Kosova Sot)