Serbja masakron familjen

  • 27 October 2016 - 10:26
Serbja masakron familjen

Slavica Laziq, 51 vjeçare nga Kraleva, raportohet se ka kryer mbrëmë një masakër në familjen e saj.
Sipas mediave serbe, Laziq ka vrarë me sëpatë nënën, babanë dhe vëllain.

 Mësohet se krimi u krye pas një zënke në familje, ku Laziq priti derisa anëtarët e familjes të shkonin për të fjetur, ku më pas ajo , me sëpatë, me radhë goditi, së pari babanë e vet 75 vjeç, vëllain, 54 vjeçar , dhe nënën Milanka Aleksiq, 73 vjeçare.

Ajo është arrestuar nga policia.

(Kosova Sot)