Rusia tërheq kërkesën për furnizimin e luftanijeve nga Spanja

  • 27 October 2016 - 10:35
Rusia tërheq kërkesën për furnizimin e luftanijeve nga Spanja

Ambasada e Rusisë në Madrit tha se Rusia e ka tërhequr kërkesën që i kishte paraqitur Spanjës për të furnizuar me karburant flotën e saj ushtarake që merr pjesë në operacionet në Siri. Zëdhënësi i ambasadës ruse në Spanjë, Vasily Nioradze, e konfirmoi njoftimin se kërkesa është tërhequr, por nuk dha hollësi të tjera.

Të mërkurën Britania shprehu shqetësim që një vend i NATO-s, si Spanja, po shqyrtonte mundësinë të furnizonte me karburant anjet luftarake ruse. Madridi ishte nën trysni për të refuzuar kërkesën e Moskës.

Aeroplanmbajtësja ruse “Admirali Kuznetsov” dhe grupi i luftanijeve që e shoqërojnë, ditët e fundit lundfroi nga Deti i Veriut përmes Kanalit të La Manshit, duke u vendosur në Detin Mesdhe.

(Kosova Sot)