Vuçiq i quan marrëzira deklaratat se Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë

  • 27 October 2016 - 11:34
Vuçiq i quan marrëzira deklaratat se Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë

Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vucic ka reaguar pas deklaratave të djeshme për dialogun Kosovë –Serbi, i cili nga autoritetet kosovare po thuhet se duhet të vazhdojë pasi të zbatohen marrëveshjet e arritura me Beogradin.

Vucic ndërkaq ka thënë se Serbia është e përcaktuar për bisedime dhe kompromise.

“Ne jemi të përcaktuar për dialog, jemi të përcaktuar për kompromise të ndryshme, por kështu është e pamundur. Disa herë kemi heshtur rreth marrëzirave për gjenocidin, jo vetëm pese kemi dashur të ecim tutje në rrugën drejt BE’së, por edhe pse jemi të bindur që marrëdhëniet e mira me shqiptarët janë kusht për progresin e rajonit” ka thënë Vucic.

(Kosova Sot)