Arrestohet 23 vjeçari në Prishtinë, u kap me 8 kg marihuanë

  • 27 October 2016 - 12:02
Arrestohet 23 vjeçari në Prishtinë, u kap me 8 kg marihuanë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në lagjen “Dardania”, të cilët i janë gjetur 8 kg marihuanë gjatë bastisjes në banesë.

Sipas policisë, i arrestuar ka lindur në vitin 1993 dhe akuzohet për kryerjen e veprës penale posedim, blerje, shitje e shpërndarje të narkotikëve.

Lexoni njoftimin e plotë të policisë:

Policia e Kosovës konfiskon mbi 8 kilogramë marihuanë dhe arreston një person të dyshuar

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikim me Narkotikë, me datën 26 tetor 2016, pas një hetimi ka realizuar një plan taktik, me urdhër të gjykatës, duke bërë bastisjen e një banese në lagjen ‘Dardania’, nën dyshimin e bazuar se në atë lokacion mund të ketë sasi të narkotikëve.

Pas bastisjes së banesës është gjetur sasi e narkotikëve, të cilat kanë qenë të mbështjella në 7 paketime të formave dhe madhësive të ndryshme, të mbushura me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë.

Me këtë rast është bërë arrestimi i të dyshuarit: A. M. lindur me 1993.

 I dyshuari i arrestuar akuzohet për veprën penale ‘blerje , posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge’, Neni 273.

Sipas informatave të pranuara dyshohet se i dyshuari ka pasur qëllim shpërndarjen e narkotikëve në sasi më të vogla tek përdorues të ndryshëm.

Vlera e narkotikëve pas matjes me peshore ka rezultuar të jetë me peshë të përgjithshme 8 kilogramë e 82 gramë.

Gjithashtu lidhur me këtë rast janë konfiskuar edhe një thikë dhe tre telefona mobilë. Me urdhër të prokurorit i dyshuari ndalohet në qendrën e mbajtjes

(Kosova Sot)