Dy gra yazidi që u arratisen nga ISIS-i, e fitojnë çmimin “Sakharov” për të drejtat e njeriut

  • 27 October 2016 - 12:08
Dy gra yazidi që u arratisen nga ISIS-i, e fitojnë çmimin “Sakharov” për të drejtat e njeriut

Dy gra të komunitetit yazidi, të u arratisen nga i ashtuquajturi Shtet Islamik (ISIS) në Irak, e kanë fituar çmimin kryesor të Evropës për të drejta të njeriut “Sakharov”.

Nadia Murad Basee dhe Lamiya Aji Bashar ishin në mesin e mijëra vajzave dhe grave yazidi të rrëmbyera nga militantët e ISIS-it dhe të detyruara në robëri seksuale në vitin 2014.

Të dyja i kanë shpëtuar asaj tragjedie dhe tani avokojnë për komunitetin Yazidi.

Çmimi për mendim të lirë ndahet çdo vit në përkujtim të Andre Sakharov, një shkencëtar dhe disident sovjetik.

(Kosova Sot)