Konjufca: Pse BE-ja nuk po kërkon të dënohen krimet e Serbisë në Kosovë

  • 27 October 2016 - 12:32
Konjufca: Pse BE-ja nuk po kërkon të dënohen krimet e Serbisë në Kosovë

Glauk Konjufca Shefi i Grupit Parlamentar nga radhët e Vetëvendosjes në seancën e sotme ka kritikuar periudhën kur ka sunduar UNMIK-u duke thënë se ky mision nuk është marrë me krimet që Serbia i ka kryer në Kosovë.

Konjfuca iu ka drejtuar deputetëve duke iu thënë se këtë çështje nuk e kanë ngritur kurrë në Bruksel.

“Prej viteve 1999 ka sondu doktrina e UNMIK-ut e cila ka thënë se  krimet e Serbisë në Kosovë nuk duhet të hapen dhe nuk duhet të gjykohen, kjo ka qenë qasje shumë e gabueshme dhe na ka dëmtuar shumë, cka është më skandalozja që kërkush prej kriminelëve serb nuk guxon me u gjyku. Shumica e serbe që kanë kryer krime kanë ik në Serbi disa prej tyre kanë vazhdu me u fsheh në veri të Kosovës.

Këtu ka ekzistu doktrina që u udhëheq prej liderëve të Kosovës, merrne pjesën e përgjegjësisë. Këtu është dhunu principi i jo selektivitetit dhe principi i paanshmërisë ka pas shumë përzgjedhje në raste dhe ka pas shumë anim. Pas luftës UNMIK-u ja pat rezervuar vetvetes me u marrë me krime të luftës ekzistojnë lista e lista të tëra me qinda emra të mobilizuarve në polici e ushtri të Serbisë që kanë kryer krime mbi popullatën e Kosovës por kundër atyre nuk ka asnjë proces gjyqësor.

Në gjykatat e Serbisë nuk është akuzuar e as dënuar as 0.5 përqind e atyre që kanë kryer krime. Ka një 4-5 vjet që nuk kam dëgjuar nga BE-ja që thotë se Serbia duhet me i dënu krimet që i ka kryer në Bosnje e Kosovës. Kurrë nuk e keni ngrit këtë çështje në Bruksel, ngritni vetëm seancë ku vajtojmë kur proceset ndodhin dhe UCK-ja shkelet”, ka thënë Konjufca.

(Kosova Sot)