Stojan Andov: Babai i Mijallkovit tentoi me armë të pengojë referendumin për Maqedoninë e pavarur

  • 27 October 2016 - 12:36
Stojan Andov: Babai i Mijallkovit tentoi me armë të pengojë referendumin për Maqedoninë e pavarur

Ish-kryetari i kuvendit të Maqedonisë dhe deputeti aktual, Stojan Andov, deklaron se Jordan Mijallkov, babai i Sasho Mijallkov, ka tentuar që me armë të pengojë referendumin për pavarësi të Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kjo deklaratë vjen pas intervistës së ish-shefit të DSK-së, Sllobodan Bogoevski, për Tv Telma. Andov thotë se të dhënat e Bogoevskit kontribuojnë për të treguar për mënyrën se si udhëhiqet shteti.

Sipas Andovit, shënimet në librën e tij përputhen me ato që thotë Bogoevski, pasi që Jordan Mijallkov është futur i armatosur në zyrën e Andovit, për të penguar referendumin.

(Kosova Sot)