Gashi: Një drejtësi e vonuar mund edhe të mos jetë fare drejtësi

  • 27 October 2016 - 14:22
Gashi: Një drejtësi e vonuar mund edhe të mos jetë fare drejtësi

Avokati Tomë Gashi ka nënvizuar se gjykatat e kanë obligim që lëndët t'i zgjedhin në bazë të numrit rendor, ashtu siç regjistrohen në shkrimoren e gjykatës dhe nëse ato eventualisht zgjidhen me prioritet duhet të ketë ndonjë arsye ligjore dhe arsye ligjore janë lëndët penale, që është e vetmja kur dikush është në paraburgim, derisa zgjedhja me prioritet e atyre lëndëve është e përcaktuar me ligj.

"Ndërsa, sa u përket rasteve të tjera, besoj se me këtë duhet të merret KGJK-ja, pasi ka qasje në regjistrat e të gjitha gjykatave në Kosovë dhe duhet të ndërmarrin masa përkatëse ligjore për ta ndaluar këtë dukuri, sepse atëherë drejtësia mund të vijë për dikë shumë më shpejt e për dikë kurrë, kështu që një drejtësi shumë e vonuar faktikisht mund edhe të mos jetë fare drejtësi", ka deklaruar për gazetën "Kosova Sot" avokati Tomë Gashi

(Kosova Sot)