Muja godet rënde Ramiz Kelmendin: Veç edhe ‘Srpska’ t’ka mbete

  • 27 October 2016 - 14:28
Muja godet rënde Ramiz Kelmendin: Veç edhe ‘Srpska’ t’ka mbete

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Shaip Muja, ka reaguar pas aderimit të deputeti Ramiz Kelmendi në LDK. Ai në llogarinë e tij në ‘Facebook’, ka shkruar se Kelmendit i ka mbetur vetëm edhe Lista Serbe ku mund të shkojë.

Madje, ai thotë se nëse i duhet të kalojë të ‘Srpska’, edhe aty mund të ja bëjnë një vend bashkëpunohet e tij të biznesit të cilët janë nga Serbia më të cilët, siç thotë Muja, ai ka kontribuar për të mbytur prodhimtarinë në Kosovën e pasluftës.

Postimi i plotë i Mujës:

Ramiz Kelmendit i ka mbetur vetem edhe lista srpska per me matë me prapanice krejt parlamentin, nese i duhet edhe aty ja bajne zgjidhjen bashkëpuntoret e biznesit nga serbia me te cilët ka kontribuar me mbytur prodhimtarinë ne Kosoven e pasluftes.Para disa ditesh isha me te te ne nje debat per demarkacionin , dhe i thashe pse spo i thua tri arsye qe i paske :1.Me i pre ne bese ne shtepine tender ekspertet e pavarur qe kundershtojne verzionin e dëmshëm të demarkacionit.2.Me fitu nje pozite ne qeveri , gjë që edhe vet e pranoj ne debat televizie.3.Me tentu me arsyetu voten para rugovaseve qe ki me votu pas prerjes ne bese te eksperteve te pavarur , pastaj transferi ne LDK . Keta tipa qe jane ofruar edhe nga lidershipi yne PDK me kane bere qe te jem kunder politikes kadrovike e konceptit shoqerore qe po ndertojme ne Republiken e Kosoves .Ne nuk guxojme te ndertojme standarde te tilla , sepse njerzit e pasuruar nga importi prej serbise dhe kanë kriju kapital ekonomik nuk i duhen qeverisë.Në vende dhe rrethana normale njerzit e suksesshëm ekonomikisht nuk vrapojne pas qeverive por qeveritë vrapojne pas tyre .Rasti konkret i deputetit ne fjalë eshte shembull i keq dhe rrezikshem sepse qellimi i tyre , permes tyre ata qe skane mundur politikisht e ushtarakisht me na mbajtur të okupuar po tentojnë ta arrijnë atë ekonomikisht me ndihmen e argatëve të tyre në Kosovë, dalëngadalë po tentojnë te na okupojne me prapavijat e tyre investive pansllaviste.

(Kosova Sot)