Shpenzimet superluksoze të këshilltarëve të Kadri Veselit

  • 27 October 2016 - 14:29
Shpenzimet superluksoze të këshilltarëve të Kadri Veselit

Jo vetëm kryeparlamentari Kadri Veseli, del të jetë luksoz sa i përket punës së shpenzimeve. Të njejtat mësime i kanë marrë edhe këshilltarët e tij. Pasqyra financiare sa i përket shpenzimeve, vetëm gjatë  tre mujorit të parë të këtij viti, del të jetë goxha luksoze.     

Këshilltari më luksoz, del të jetë Blerim Latifi. Vetëm për  një biletë udhëtimi jashtë vendit, ka shpenzuar  539 euro. 1 mijë e 352 euro, i kanë shpenzuar së bashku këshilltarët e Veselit, Driton Lajçi bashkë me një asistentë tjetër.  E shuma e përgjithshme e udhëtimeve të zyrtarëve del të jetë 8 mijë e 677 euro,sipas Indeksonline.

Gati 3 mijë euro mëditjet e këshilltarëve të Veselit:

Vetëm për një mëditje në Latvi,  këshilltari Blerim Latifi, ka marrë 351 euro. Derisa me 552 euro, është shpërblyer në Zvicër. 292 euro, i kanë marrë mëditje këshilltarët  Avni Bytyqi, e Bashkim Rrahmani. 

Ndërsa 292 euro  kanë marrë mëditje Shpresim Shala, e Bashkim Rrahmani. 390 euro është vlera e mëditjes të këshilltarit, Driton Lajqi.

Këshilltarët e Veselit, shihet se asnjëherë nuk e kanë ndalur telefonin. 2 mijë euro i kanë shpenzuar vetëm në kartelat e tyre mbushëse.

Derisa 324 euro, i kanë lënë në drekat zyrtare që kanë ngrënë.

(Kosova Sot)