Për pak “KRIS” dajaku në Kuvend

  • 27 October 2016 - 21:31
Për pak “KRIS” dajaku në Kuvend

Në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës ku po diskutohet për UÇK-në, kanë shpërthyer shumë akuza dhe kundërakuza mes deputetëve nga pozita dhe opozita.

Në momentin kur deputeti nga radhët e VV-së, Glauk Konjufca po fliste në foltore para deputetëve, deputeti nga radhët e PDK-së, Nuredin Lushtaku i është afruar atij me vrull.

Në atë moment, kryeparlamentari Kadri Veseli ka kërkuar nga shefi i GP të PDK-së, Zenun Pajaziti, që të ndërhyj në mënyrë që t'i qetësojë gjakrat.

(Kosova Sot)